Read Time42 Second
Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj rikthehet sot në parket për ndeshjen e tretë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
Pas përballjeve me Greqinë dhe Spanjën, Dardanët do të përballen me Egjiptin, në një tjetër sfidë të rëndësishme në debutimin historik të Kosovës në këtë garë.
Djemtë e drejtuar nga trajneri malazez Darko Prebiraçeviç synojnë të japin maksimumin dhe të tregojnë progres nga ndeshja në ndeshje, në një eksperiencë të rëndësishme ndërkombëtare për volejbollin kosovar.
Kosova është pjesë e garës së meshkujve në Grupin C, së bashku me Spanjën, Turqinë, Greqinë dhe Egjiptin, ndërsa përballja e sotme me Egjiptin është pjesë e programit të grupit B të volejbollit të Lojërave Mesdhetare.



