PRANIA E PRESIDENTES, NË MBËSHTETJE TË VAJZAVE TONA NË TARANTO!

FVK
1 0
Read Time1 Minute, 1 Second
Një moment i veçantë për delegacionin e Kosovës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 ishte prania në tribuna e U.D. Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, e shoqëruar nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Nita Shala, të cilët ndoqën nga afër ndeshjen e volejbollit Kosovë – Algjeri.
Prania e përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës pranë sportisteve tona është një dëshmi e rëndësishme e mbështetjes institucionale për sportin dhe për ekipet që përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare. 🇽🇰
Në një atmosferë të veçantë, vajzat kosovare dhuruan një paraqitje të shkëlqyer dhe e kurorëzuan këtë ditë me fitoren e parë të Kosovës në volejbollin e femrave në Lojërat Mesdhetare.
Ky triumf është dëshmi e përkushtimit, punës dhe sakrificës së sportisteve tona, si dhe e gatishmërisë së ekipeve përfaqësuese për ta përfaqësuar denjësisht Republikën e Kosovës.
Federata e Volejbollit të Kosovës shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e veçantë për U.D. Presidenten Albulena Haxhiu, Ministrin Elbert Krasniqi dhe Ambasadoren Nita Shala, për praninë dhe mbështetjen e tyre ndaj vajzave tona në këtë ngjarje të rëndësishme.
Prania juaj ishte një mesazh i fuqishëm për sportistet tona: Kosova është me ju! 🇽🇰💙💛

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

HISTORIKE! KOSOVA SHKRUAN HISTORI NË VOLEJBOLL!

Kosova triumfon 3–0 ndaj Algjerisë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026! 25:19 | 25:10 | 25:14 Një fitore e madhe, një paraqitje fantastike dhe një moment që do të mbetet në historinë e volejbollit të Kosovës. Vajzat tona dominuan nga fillimi deri në fund dhe regjistruan një fitore historike në skenën […]

Për ju