KV Drita e ka përmbyllur me medaljen e bronztë pjesëmarrjen në BVA Kupën Ballkanike 2026, që u zhvillua në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, pavarësisht humbjes në ndeshjen e fundit ndaj CSKA Sofjes me rezultat 3–1. Skuadra nga Gjilani e nisi përballjen me lojë të mirë, duke luftuar pikë për […]
Year: 2026
FERIZAJ NGREH TROFEUN E SUPËRKUPËS!
Ferizaj e nis edicionin e ri me trofeun e parë të sezonit, pas fitores ndaj Lubotenit në Superkupën e Kosovës për meshkuj. Ferizaj e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe kontroll të lojës, duke krijuar epërsi dhe duke e mbyllur setin e parë 25:17. Në setin e dytë, Luboteni […]
DRITA E FITON SUPERKUPËN TE VAJZAT
KV Drita e nis me trofe sezonin 2026/27, duke triumfuar në Superkupën e Kosovës për femra ndaj Fer Volley me rezultat 1-3. Rezultati sipas seteve: 19:25, 20:25, 28:26, 14:25 Drita e kontrolloi pjesën më të madhe të takimit, ndërsa Fer Volley reagoi në setin e tretë, duke e fituar atë […]
KV DRITA PËRFAQËSON KOSOVËN NË BVA CUP WOMEN 2026 NË STRUMICË
Klubi i Volejbollit Drita do të përfaqësojë Kosovën në BVA Cup Women 2026, që zhvillohet në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, nga 6 deri më 8 tetor.Në këtë garë, Drita do të përballet me skuadra nga Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Bullgaria, në kuadër të turneut të organizuar nga Balkan […]
FVK DHE KOSADA MBAJTËN SEMINAR ONLINE PËR ANTIDOPINGUN
Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK), në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare Anti-Doping (KOSADA), kanë mbajtur seminarin online me temë antidopingun në sport, me pjesëmarrjen e mbi 30 përfaqësuesve të komunitetit të volejbollit. Ligjërata u mbajt nga z. Bernard Tahirbegolli, koordinator në KOSADA, i cili gjatë seminarit trajtoi çështje të rëndësishme […]
FVK DHE AGJENCIA KOSOVARE ANTIDOPING ORGANIZOJNË SEMINAR ONLINE
Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK), në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare Anti-Doping (KOSADA), organizon seminar online me temë antidopingun në sport. Seminari do të mbahet më 30 shtator 2026, nga ora 15:00, në formatin online. Në këtë seminar do të trajtohen tema të rëndësishme që lidhen me antidopingun, përgjegjësitë e […]
U MBAJT SEMINARI PËR GJYQTARËT, NË PRAG TË SEZONIT TË RI
Në prag të fillimit të sezonit garues 2026/2027, u mbajt në Prishtinë seminari për ndryshimet në protokoll dhe në rregullat e lojës së volejbollit, me pjesëmarrjen e gjyqtarëve të volejbollit të Kosovës. Të pranishmëve fillimisht iu drejtua Sekretari i Përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi, i cili u uroi gjyqtarëve punë […]
SOT MBAHET SEMINARI PËR NDRYSHIMET NË PROTOKOLL DHE RREGULLAT E LOJËS
Federata e Volejbollit e Kosovës njofton se sot, e hënë, 28 shtator 2026, në ora 18:00, në Amfiteatrin e Fakultetit të Kulturës Fizike në Prishtinë, mbahet seminari për ndryshimet në protokoll dhe në rregullat e lojës së volejbollit. Seminari synon informimin dhe përgatitjen e gjyqtarëve për ndryshimet e reja, si […]
FVK PËRFAQËSOHET NË ASAMBLENË E CEV NË MILANO
Federata e Volejbollit e Kosovës po përfaqësohet në Asamblenë e Përgjithshme të CEV-it, e cila po mbahet sot në Milano të Italisë. Në këtë ngjarje të rëndësishme për volejbollin evropian marrin pjesë presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci, dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi, të cilët përfaqësojnë Kosovën në takimet e […]
KOSOVA 4×4 VOLLEY FEST 2026 – SPORT, TALENT DHE MUNDËSI TË REJA PËR VAJZAT
Në kuadër të Muajit të Rinisë, me mbështetjen e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, Komunës së Fushë Kosovës dhe Federatës së Volejbollit të Kosovës, KVF Libero organizoi turneun “Kosova 4×4 Volley Fest 2026”. Rreth 60 vajza nga Prizreni, Prishtina, Ferizaj dhe Fushë Kosova, garuan në 10 ekipe të kategorisë U18, […]


