Read Time57 Second
KOSOVA NË KONGRESIN E 40-të BOTËROR TË FIVB-së
Federata e Volejbollit e Kosovës po përfaqësohet në Kongresin e 40-të Botëror të FIVB-së, që po mbahet në Punta Cana të Republikës Dominikane, nga presidenti Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi.
Ndër takimet e para ishte ai me delegacionin e Federatës Shqiptare të Volejbollit, të udhëhequr nga presidenti Erlind Pellumbi. Në vazhdim pritet një varg takimesh me përfaqësues të federatave të ndryshme, me synim shkëmbimin e përvojave, krijimin e kontakteve të reja dhe hapjen e mundësive të bashkëpunimit për zhvillimin e volejbollit kosovar.
Një nga temat kryesore të Kongresit është rritja globale e volejbollit.

Sipas të dhënave të FIVB-së, 1.2 miliardë njerëz në botë janë të lidhur me volejbollin dhe volejbollin në rërë, ndërsa objektivi është që kjo shifër të arrijë në 1.6 miliardë deri në vitin 2032.
Kongresi trajton gjithashtu vizionin strategjik të FIVB-së, zhvillimin e federatave kombëtare dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë ngjarje është një mundësi e rëndësishme për afirmim ndërkombëtar dhe krijimin e partneriteteve të reja në funksion të avancimit të volejbollit në vend.



