FERIZAJ NGREH TROFEUN E SUPËRKUPËS!

FVK
0 0
Read Time41 Second
Ferizaj e nis edicionin e ri me trofeun e parë të sezonit, pas fitores ndaj Lubotenit në Superkupën e Kosovës për meshkuj.
Ferizaj e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe kontroll të lojës, duke krijuar epërsi dhe duke e mbyllur setin e parë 25:17.
Në setin e dytë, Luboteni reagoi dhe solli më shumë rivalitet në parket. Loja ishte më e baraspeshuar, por Ferizaj ruajti qetësinë në momentet vendimtare dhe fitoi 25:20.
Në setin e tretë, Ferizaj vazhdoi të kontrollonte ritmin e ndeshjes. Luboteni tentoi të qëndronte në lojë, por Ferizaj ishte bindës në fazën përmbyllëse dhe me 25:17 e vulosi triumfin në tri sete.
Në palestrën “Bill Klinton”, dy rivalët lokalë nga Ferizaj dhuruan një përballje me rivalitet sportiv dhe atmosferë festive, që kulmoi me ceremoninë e ngritjes së trofeut.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

DRITA E FITON SUPERKUPËN TE VAJZAT

KV Drita e nis me trofe sezonin 2026/27, duke triumfuar në Superkupën e Kosovës për femra ndaj Fer Volley me rezultat 1-3. Rezultati sipas seteve: 19:25, 20:25, 28:26, 14:25 Drita e kontrolloi pjesën më të madhe të takimit, ndërsa Fer Volley reagoi në setin e tretë, duke e fituar atë […]

Për ju