Shoqata e Sportistëve të Volejbollit

MBAHET KUVENDI THEMELUES I SHOQATËS SË VOLEJBOLLISTËVE
13 Shkurt 2025
Sot u mbajt Kuvendi Themelues i Shoqatës së Volejbollistëve, një iniciativë e rëndësishme për përfaqësimin dhe zhvillimin e volejbollistëve në Kosovë.
Në këtë kuvend, Ermal Maliqi u zgjodh kryetar i Shoqatës dhe do ta përfaqësojë atë në bordin e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK).
Bordi i Shoqatës përbëhet nga:
  • Faton Mustafa
  • Era Muli
  • Vesa Podujeva
  • Donat Gerguri

 

Ky hap shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin e volejbollit dhe synon të fuqizojë zërin e lojtarëve në vendimet e rëndësishme për të ardhmen e sportit! 🏐✨