KOSOVA 4×4 VOLLEY FEST 2026 – SPORT, TALENT DHE MUNDËSI TË REJA PËR VAJZAT

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 5 Second

Në kuadër të Muajit të Rinisë, me mbështetjen e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, Komunës së Fushë Kosovës dhe Federatës së Volejbollit të Kosovës, KVF Libero organizoi turneun “Kosova 4×4 Volley Fest 2026”.

Rreth 60 vajza nga Prizreni, Prishtina, Ferizaj dhe Fushë Kosova, garuan në 10 ekipe të kategorisë U18, ndërsa aktiviteti u pasurua edhe me pjesëmarrjen e dy ekipeve të minivolejbollit.
Fitues i turneut u shpall KV Fushë Kosova.
Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe mirënjohjeve morën pjesë Bahri Gjinovci, President i FVK-së, Valon Nikqi, Sekretar i Përgjithshëm i FVK-së, si dhe Valon Prebreza, Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës, të cilët përgëzuan vajzat për paraqitjen dhe angazhimin e tyre.
Një vlerë e veçantë e këtij aktiviteti ishte edhe ndarja e pesë bursave nga BONEVET Prishtina për vajzat fituese, duke u mundësuar pjesëmarrjen në programet edukative të BONEVET gjatë vitit akademik 2026/27.
Federata e Volejbollit të Kosovës përgëzon KVF Libero për organizimin, të gjitha ekipet pjesëmarrëse për angazhimin dhe KV Fushë Kosova për triumfin, ndërsa uron që aktivitete të tilla të vazhdojnë të krijojnë hapësira të reja për zhvillimin e talenteve të reja dhe fuqizimin e vajzave përmes sportit.
Sporti është më shumë se garë, është mundësi, edukim, bashkëpunim dhe një urë drejt së ardhmes.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

KOSOVA 4×4 VOLLEY FEST 2026, KUR SPORTI BËHET URË E HUMANIZMIT!

Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) mbështet iniciativa që e tejkalojnë garën sportive dhe e shndërrojnë sportin në një urë që bashkon njerëzit, forcon solidaritetin dhe promovon vlerat humane. Në këtë frymë, këtë të diel në Fushë Kosovë zhvillohet “Kosova 4×4 Volley Fest 2026”, aktivitet i dedikuar vajzave U18, me […]

Për ju