Read Time41 Second
Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra e nisi me humbje aventurën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke u mposhtur nga Greqia 0–3.
25:27, 21:25, 15:25

Dardanet zhvilluan një set të parë shumë konkurues, por në fund Greqia arriti të marrë fitoren.
Edhe seti i dytë në fillim kaloi në dirigjimin e plotë të “Dardaneve”, por pesha e debutimit në këtë nivel, duket se la gjurmë.
Tashmë fokusi është te ndeshja e radhës, ku Kosova do të përballet me Algjerinë.
Ndeshja është e dyta e Grupit B për Dardanet, të cilat do të kërkojnë reagim dhe rezultat pozitiv në këtë sfidë.
Të gjithë bashkë me Dardanet! 




