U MBAJT SEMINARI PËR GJYQTARËT, NË PRAG TË SEZONIT TË RI

FVK
0 0
Read Time55 Second
Në prag të fillimit të sezonit garues 2026/2027, u mbajt në Prishtinë seminari për ndryshimet në protokoll dhe në rregullat e lojës së volejbollit, me pjesëmarrjen e gjyqtarëve të volejbollit të Kosovës.
Të pranishmëve fillimisht iu drejtua Sekretari i Përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi, i cili u uroi gjyqtarëve punë të mbarë, duke vlerësuar profesionalizmin, angazhimin dhe gatishmërinë e tyre për avancim të vazhdueshëm, në hap me zhvillimet dhe standardet bashkëkohore të ndarjes së drejtësisë sportive në nivel global.
Seminari u fokusua në ndryshimet e reja në rregullat e lojës, me qëllim të unifikimit të zbatimit të tyre dhe përgatitjes sa më të mirë për sezonin e ri.
Ligjërues të seminarit ishin gjyqtarët ndërkombëtarë Burim Zymeri dhe Istref Elezaj, të asistuar edhe nga Valton Dauti, të cilët trajtuan çështjet kryesore dhe ndryshimet që do të aplikohen në garat e sezonit të ri.
FVK vlerëson angazhimin e gjyqtarëve për ngritjen e vazhdueshme profesionale dhe u uron atyre një sezon të mbarë, të suksesshëm dhe me fat, sikurse edhe të gjithë atyre që kontribuojnë në organizimin dhe zhvillimin e volejbollit në Kosovë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

SOT MBAHET SEMINARI PËR NDRYSHIMET NË PROTOKOLL DHE RREGULLAT E LOJËS

Federata e Volejbollit e Kosovës njofton se sot, e hënë, 28 shtator 2026, në ora 18:00, në Amfiteatrin e Fakultetit të Kulturës Fizike në Prishtinë, mbahet seminari për ndryshimet në protokoll dhe në rregullat e lojës së volejbollit. Seminari synon informimin dhe përgatitjen e gjyqtarëve për ndryshimet e reja, si […]

Për ju