Read Time23 Second
Koha është për Dardanet! 

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra zbret sot në parket në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, në përballjen e parë ndaj Greqisë.
Ndeshja zhvillohet në PalaMazzola të Tarantos.

Një sfidë e rëndësishme për vajzat tona, që do të kërkojnë një paraqitje të fortë në këtë pjesëmarrje historike të Kosovës në volejboll në Lojërat Mesdhetare.



