Read Time45 Second
Kombëtarja e Kosovës në Sitting Volleyball po merr pjesë në Turneun Ballkanik, që po zhvillohet në Podgoricë të Malit të Zi, me pjesëmarrjen e ekipeve nga Kosova , Shqipëria , Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi .
Kosova e ka nisur këtë aktivitet me fitore në ndeshjen e parë ndaj Bosnjë-Hercegovinës, duke dëshmuar paraqitje pozitive në këtë disiplinë sportive që promovon gjithëpërfshirjen dhe mundësitë e barabarta për të gjithë.

Pjesëmarrja në këtë turne shënon aktivitetin përmbyllës të projektit Erasmus+, të cilin Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) e ka implementuar në bashkëpunim me ParaVolley Kosova, me synim zhvillimin dhe promovimin e Sitting Volleyball në vendin tonë.
Ky projekt dhe aktivitetet e tij dëshmojnë se sporti është një mundësi për të gjithë, duke ndërtuar ura bashkëpunimi, duke nxitur integrimin dhe duke krijuar hapësira për pjesëmarrje aktive në jetën sportive.
FVK vazhdon angazhimin për zhvillimin e volejbollit dhe promovimin e sportit gjithëpërfshirës në Kosovë!



