Adriatik Berisha vazhdon karrierën në Tajlandë, pritet në takim lamtumirës nga krerët e FVK-së

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 11 Second

Kampioni i Superligës dhe Kupës së Kosovës me Pejën nga sezoni i kaluar, Adriatik Berisha është pritur në një takim lamtumirës nga krerët e FVK-së, presidenti Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi, të cilët i uruan suksese Berishës në aventurën e re në Tajlandë.

Berisha, i cili karrierën si volejbollist e nisi në Suharekë, ka nënshkruar me kampionin aktual të Superligës së volejbollit në Tajlandë, ekipin Diamond Food Volleyball Club.

25-vjeçari, i lindur në Suharekë, do të jetë pjesë e Diamond Food për sezonin e ardhshëm, derisa do të marrë pjesë edhe në Kampionatin Aziatik të volejbollit, i cili do të mbahet në maj të vitit 2023, në Bahrein.

Presidenti Gjinovci dhe sekretari Nikqi i uruan suksese Berishës në aventurën e re, derisa e falenderuan për kontributin dhe shtimin e vlerave të volejbollit kosovar ndër vite.

“Dua të falenderoj krerët e FVK-së që më ftuan në takimin e sotëm përsheëdetës dhe për mbështetjen e dhënë”, ka thënë Berisha pas takimit.

“Falenderoj familjen time dhe të gjithë ata që më kanë qëndruar afër përgjate karrierës time deri tani dhe që vazhdojnë të më mbështesin ende në çdo hap.

“Dua të falenderoj veçanërisht ikonën e volejbollit shqiptar, Gazmend Husaj që e bëri të mundur këtë mundësi profesionale për mua.

“Kjo është një mundësi shumë e mirë për avansim në karrierën time profesionale dhe shpresoj ta perfaqësoj denjësisht volejbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Aksioni në Superligën A, meshkujt, rikthehet me ndeshjet interesante të xhiros së tretë

Spektakli në kampionatin elitar të volejbollit në Kosovë, meshkujt, rikthehet këtë fundjavë me disa ndeshje tejet interesante, në kuadër të xhiros së tretë. Në përballjen hapëse, kampioni në fuqi, Peja pret Ferizajn, të shtunën, me fillim nga ora 19:30. Peja në këtë takim futet pasi në xhiron e fundit mposhti […]