0
0
Read Time30 Second
Skenderaj ka vazhduar me startin perfekt të sezonit në Superligën A, femrat, duke regjistruar edhe fitoren e dytë të sezonit në po aq ndeshje të luajtura, derisa mposhti të dielën Fushë Kosovën me rezultat 3-1.
Vashat nga Fushë Kosova treguan paraqitje të fortë në setin e parë, të cilin e fituan 21-25. Mirëpo, vashat e trajnerit Ylli Kadriu u rikthyen në tri setet në vijim, duke triumfuar 25-22, 25-15 dhe 25-19.
Në xhiron e kaluar, Skenderaj mposhti Feronikelin 3-0, ndërsa Fushë Kosova befasoi Fer Volleyn, të cilën e mposhti me rezultat 3-2.