Superliga A, femrat, hapet me dy ndeshjet e para

FVK
0 0
Read Time57 Second

Xhiroja e parë në Superligën A, femrat, është hapur me dy ndeshje tejet interesante, Feronikeli – Skenderaj dhe Fushë Kosova – Fer Volley.

Përballje fantastike ishte ajo mes Fushë Kosovës dhe Fer Volleyt, e cila përfundoi në të mirë të nikoqirëve me rezultat 3-2.

Fer Volley konsiderohej favorit në letër marrë parasysh paraqitjet impresive nga sezoni i kaluar, ku luajti në të gjitha finalet kompetitive në volejbollin kosovar, por investimet dhe lëvizjet e suksesshme të Fushë Kosovës gjatë afatit kalimtar, dolën të jenë kruciale në rezultatin përfundimtar.

Ishte ndeshje spektakolare dhe një ngazëllyese për gurmanët e volejbollit, derisa të dy ekipet luftuan fuqishëm për pikët e para këtë edicion.

Në fund, Fushë Kosova ngadhnjeu me rezultat 3-2.

Në takimin tjetër, Skenderaj triumfoi kundër ekipit nga Drenasi me rezultat 3-0, duke dominuar në dy setet e parë, me Skenderajn që rezistoi në setin e fundit por eventualisht u desh të pajtohej me disfatën.

Ndeshja mes Dritës dhe M-Technologie, e cila luhet të dielën me fillim nga ora 17:00, mbyll xhiron e parë në konkurrencën e femrave.

Ky takim do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Deklarata e trajnerit Ylli Kadriu, pas fitores kundër Feronikelit:

Deklarata e trajnerit të KV Skenderaj, Ylli Kadriu, pas fitores në xhiron e parë të Superligës A, femrat, kundër Feronikelit: “Në këtë ndeshje KV SKENDERAJ ishte favorit dhe si i tillë e përmbylli me fitore të pastër prej 3-0. “Kjo ndeshje na shërbeu që të luajmë me të gjitha lojtaret, […]