DRITA MPOSHTET NË SFIDËN E PARË TË CHALLENGE CUP

FVK
0 0
Read Time50 Second

KV DRITA Gjilan vs AO THIRAS Santorini

0:3

9:25, 7:25, 17:25

Ekipi i Dritës nga Gjilani në konkurencen e femrave sonte është mposhtur në ndeshjen e parë të Challenge Cup nga ekipi grek Ao Thiras nga Santorini. Ndeshja u zhvillua në Palestren Dappos KARTERADOS – SATNORINI para 500 spektatorëve. Në setin e parë ekipi i Dritës nuk arriti të bëjë shumë duke u ndalur në 9 respektivisht 7 pikë në setin e dytë, ndërsa në setin e tretë Drita arriti të tregoj lojë të mirë herë herë madje edhe ishte në epërsi mirëpo në fund ekipi grek arriti ta fitoj këtë set me rezultat 25:17 dhe ndeshjen 3:0 në tërësi. Nesër në ora 18:30 sipas orës sonë lokale Drita do ta zhvilloj edhe ndeshjen e dytë. Trajneri Ilazi dhe lojtaret kanë premtuar ndeshje më të mirë dhe rezultat më pozitiv se ndeshja e parë. Federata e Volejbollit e Kosovës i deshiron suksese dhe paraqitje të mirë në ndeshjen e radhës!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

DRITA PËRFUNDON PJESËMARRJEN NË GARAT EVROPIANE

AO THIRAS Santorini vs KV DRITA Gjilan 3:0 25:22,25:16,25:21 Ekipi i Dritës ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të Challenge Cup nga ekipi grek AO Thiras nga Santorini. Për dallim nga ndeshja e parë Drita sonte kishte një paraqitje shumë më të mirë dhe arriti që […]