PËRCAKTOHEN KAMPIONËT E BEACH VOLLEY U20 • PJESËMARRJE REKORD

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 31 Second

PËRCAKTOHEN KAMPIONËT E BEACH VOLLEY U20 • PJESËMARRJE REKORD
40 ekipe (16 te djemtë e 24 te vajzat) si dhe 76 ndeshje për dy ditë (5-6 qershor 2021), kanë qenë rekorde të vëna në Kampionatin e Kosovës në beach volley për grupmoshat U20.
Edhepse në ditën e parë, moti i mirë e favorizoi organizimin e garës, reshjet e shiut të dielën kanë sjellë ndërprerje të shpeshta të garës, duke bërë që ato të shtyhen deri në orët e vona.
Pas zhvillimit të 75 ndeshjeve nga 76 të planifikuara, mbeti vetëm ajo për vendin e tretë te vajzat, e cila u vendos të zhvillohej në një ditë tjetër, duke i dhënë prioritet finaleve në të dyja konkurencat.
Në fund u veçua Yllka Jashari/Agnesa Koxha te vajzat, dhe Ermal Maliqi/Erion Bajrami te djemtë.
Finalet u mbyllën në orën 22:10, së bashku me ceremoninë e ndarjes së medaljeve.
Klasifikimi i përgjithshëm ishte ky ⬇️:
? #VAJZAT
? Yllka Jashari & Agnesa Koxha
? Julinda Idriza & Laura Zeneli
Trofetë te vajzat i dorëzoi presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, ndërsa medaljet pronari i #VLERAsport z. Faton Paçarada.
? #DJEMTË
? Ermal Maliqi & Erion Bajrami
? Endrit Nrecaj & Rilind Gashi
? Arbrik Zeka & Ergon Tara
Trofetë te djemtë i ndau sekretari i përgjithshëm i FVK-së Valon Nikqi, ndërsa medaljet u ndanë nga anëtarët e Komisionit të Beach Volley, Faton Mustafa e Vildane Jashari.
————-
Rezultatet • Femrat
Gjysemfinalja 1-re
Jashari/Koxha – Gashani/Neziri 2-1 (17:15, 16:18, 15:9)
Gjysemfinalja 2-te
Bislimi/Ibrahimi – Zeneli/Idrizi 0-2 (12:15, 7:15)
Finalja
Jashari/Koxha – Zeneli/Idrizi 2-0 (21:15, 21:17)
———-
Rezultatet • Meshkujt
Gjysemfinalja 1-re
Maliqi/Bajrami- Milazimi/Murseli 2-0 (15:10, 15:12)
Gjysemfinalja 2-te
Nrecaj/Gashi – Zeka/Tara 2-0 (15:11, 16:14)
Finalja
Maliqi/Bajrami – Nrecaj/Gashi 2-0 (21:6, 21:11)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

TË SHTUNËN, PLAY-OFF U18

TË SHTUNËN, PLAY-OFF U18 Të shtunën zhvillohen garat e play-off në U18, të cilat janë planifikuar të mbahen në Malishevë. Orari i ndeshjeve: 13,00 VELLAZNIMI – THERANDA 14,00 AS VUSHTRRIA-PRISHTINA 15,00 FUSHE KOSOVA – DRITA 16,00 FERONIKELI – MALISHEVA 17,00 FINALJA E MASHKUJVE 18,00 FINALJA E FEMRAVE