KV FERIZAJ NIS RRUGËTIMIN EVROPIAN, PËRBALLET ME VOLEJBAL BRNO NË CHALLENGE CUP 

FVK
0 0
Read Time38 Second
KV Ferizaj do ta përfaqësojë Kosovën në garat evropiane të volejbollit, duke marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të CEV Volleyball Challenge Cup.
Skuadra ferizajase është nisur nga Tirana drejt Çekisë, ku e pret përballja me ekipin Volejbal Brno, në kuadër të rrethit të parë të kësaj gare evropiane.
Ndeshja e parë ndërmjet Volejbal Brno dhe KV Ferizaj do të zhvillohet të martën, më 10 nëntor 2026, duke filluar nga ora 18:00, në Brno të Çekisë.
Ndërkaq, ndeshja e kthimit do të luhet të mërkurën, më 18 nëntor 2026, nga ora 19:00, në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj.
KV Ferizaj synon të paraqitet sa më mirë në arenën ndërkombëtare dhe të përfaqësojë denjësisht volejbollin e Kosovës në këtë garë evropiane.
Suksese KV Ferizaj!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

ARDIAN IBRAJ, NË ROLIN E SUPERVIZORIT TË CEV-IT NË CHALLENGE CUP!

Volejbolli kosovar vazhdon të përfaqësohet në nivelet më të larta të organizimit të garave evropiane. Ardian Ibraj ishte i deleguar nga Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) në cilësinë e Supervisorit në ndeshjen e CEV Challenge Cup për femra, CHCW 22, ndërmjet skuadrës kroate OK Marina Kaštela  dhe asaj zvicerane Sm’Aesch […]

Për ju