Kosova U22 humb miqësoren kundër Shqipërisë por tregon paraqitje premtuese

FVK
0 0
Read Time42 Second
13 maj, 2022 – Kombëtarja U22 e Kosovës humb miqësoren kundër Shqipërisë por tregon paraqitje premtuese. Kosova U22, meshkujt, ka zhvilluar sot një ndeshje në Palestrën ‘Farka’, në Tiranë kundër Shqipërisë, në kuadër të përgatitjeve para kualifikueseve për Kampionatin Evropian për këtë grupmoshë. Përkundër udhëtimit më shumë se katër orësh, ‘Dardanët’ e rinj treguan pak shenja lodhjeje, derisa luftuan fuqishëm dhe treguan vetmohim impresiv, pavarësisht disfatës 3-2 në sete. Selektori, Faton Mustafa dhe stafi i tij janë ndarë të kënaqur nga ajo që kanë parë, derisa kanë evidentuar edhe gabimet të cilat do të punojnë për t’i përmirësuar në vazhdim. Kujtojmë se Kosova është pjesë e Grupit E, kualifikues për Kampionatin Evropian, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen në Prishtinë mes datave 19-22 maj, 2022. Veç Kosovës, pjesë e Grupit E janë edhe Kombëtaret si Holanda, Azerbajxhani dhe Sllovenia.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Skenderaj shpallet kampion në grupmoshën U18, femrat.

Ekipi KV ‘Skenderaj’ ka siguruar titullin e kampionit në grupmoshën U18, pasi triumfoi në final four, ku në finalen e madhe mposhti nikoqirin e kësaj gare, KV ‘Malishevën’ me rezultat 2-3 (24:26,27:25,25:14,21:25,10:15). Ishte një paraqitje brilante nga të dy ekipet, të cilat luftuan për çdo pikë, siç e nënvizon edhe […]