Feronikeli kampion i Kosovës U14 (M)

FVK
0 0
Read Time45 Second

26 qershor, 2022 – Ekipi nga Drenasi ka triumfuar në finalen e madhe të grupmoshës nën 14-vjeç, meshkujt, të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

“Nikli”, i drejtuar nga trajneri Elmi Zymeri, në finale mposhti ekipin e drejtuar nga trajneri Zymer Telaku, Malishevën, me rezultat 2-0 (25-18, 25-16) në sete.

Ishte një paraqitje e fortë nga të dy ekipet, me Feronikelin që eventualisht triumfoi, duke siguruar titullin. derisa ky kampionat ishte platformë perfekte për zhvillimin dhe spikatjen e talentëve të rinj, mbi të cilët varen shpresat e volejbollit kosovar për të ardhmen.

Medaljet për ekipet i ndanë presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Valon Nikqi.

Ishte Komesari i Garave, Ardian Ibraj, ai që ndau trofeun për ekipin fitues.

Federata e Volejbollit të Kosovës uron Feronikelin për suksesin e arritur dhe përgëzon Malishevën për paraqitjen e treguar.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Theranda fiton titullin në Kampionatin e Kosovës U14 (F)

26 qershor, 2022 – Ekipi i drejtuar nga trajneri Valon Mustafa, Theranda, ka triumfuar në Kampionatin e Kosovës në volejboll, pas një performanceje inspiruese në finale kundër Kastriotit, të dielën, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Theranda tregoi paraqitje jashtëzakonisht dominuese në setin e parë, të cilin e […]