Mbahet seminari me gjyqtarët për pjesën e dytë të kampionatit, mirënjohje për veteranët e pensionuar

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 8 Second

10 shkurt, 2022 – Me organizim të Shoqatës së Gjyqtarëve të Volejbollit të Kosovës, në bashkëpunim me Komisionin e Garave, u mbajt seminari i parë me gjyqtarët e volejbollit për pjesën e dytë të kampionatit.
Në hapje të seminarit, anëtarëve të shoqatës iu drejtua Sekretari i Përgjithshëm i FVK-së, z.Valon Nikqi, me ç’rast konfirmoi mbështetjen që edhe kjo fazë përmbyllëse e kampionatit të kalojë me sukses. Kryetari i Komisionit të Garave, Ardian Ibraj njoftoi të gjitha kërkesat që duhet të plotësohen nga gjyqtarët në mënyrë që ndeshjet të permbyllen në bazë të rregulloreve në fuqi. Me rastin e arritjes se moshës së pensionimit, gjyqtarët veteranë Lulzim Gërguri, Fadil Lumi, Xhevdet Bytyqi, Senad Haxha si dhe Agim Abdullahu u shpërblyen me mirënjohje për kontributin shumë-vjeçar në volejbollin e Kosovës. Kryetari i shoqatës, tashmë edhe gjyqtar me thirrje ndërkombëtar, Istref Elezaj ligjëroi seminarin interaktiv “Protokolli Ndërkombëtar për Menaxhimin dhe Përmbylljen me sukses të Ndeshjeve”. Këtë seminar për herë të parë e ndoqën edhe 17 gjyqtarë te rinj, së bashku me kolegët e tyre me përvojë disa-vjeçare. Kështu, me hapa të sigurtë, shoqata po synon që në të gjitha aspektet të arrijë standardet ndërkombëtare. Ne fund të seminarit u mbajt edhe testi me shkrim për të gjithë gjyqtarët, si një metodë shtytëse për ngritjen e nivelit të njohjes me rregullat dhe procedurat zyrtare të gjykimit të ndeshjeve.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Grumbullimi i dytë seleksionues i Kombëtares U19 femrat

s12 shkurt, 2022 – Vashat ‘Dardane’, të cilat do të jenë pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Evropian dhe atë Ballkanik, po marrin pjesë në seleksionimin e dytë që po mbahet në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit. Ato po u nënshtrohen testeve të nivelit teknik. Kosova është pjesë e grupit […]