Deklaratat e trajnerit Ilazi, drejtorit Krasniqi dhe volejbollistes Llugaliu, para kualifikueseve për Evropian

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 44 Second

Trajneri i Kombëtares U19, femrat, së bashku me drejtorin Krasniqi dhe volejbollisten Llugaliu, kanë folur para ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian të kësaj grupmoshe, teksa kanë reflektuar në prag të grumbullimit që është organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës, e që do të mbahet në Hotel ‘Trofta’, në Istog.

Para nisjes për në Istog, Ilazi ka folur për uebfaqen e Federatës së Volejbollit të Kosovës, duke thënë: “Së pari, duhet thënë se ky ishte një organizim mëse i nevojshëm për volejbollin kosovar, duke marrë parasysh që gjeneratat tona të reja duhet të jenë në gara, që në të ardhmen ta përfaqësojnë shtetin tonë sa më mirë. Na pret një garë prestigjioze, duke marrë parasysh nivelin e lartë të garës. Ekipi që zë vendin e parë në këto kualifikime, siguron Kampionatin Evropian, dhe kjo më së miri e tregon nivelin e garës.” Ilazi tutje falenderoi FVK-në për angazhimin, teksa deklaratën e tij të plotë mund ta shihni në videon e mëposhtme.

Në anën tjetër, drejtori i Kombëtares, Krasniqi, ndër të tjerash, u shpreh: “Mund të them që deri tani përgatitjet kanë shku shumë mirë. Kemi pasë një grumbullim parcial, në Gjilan, kurse tani federata ka siguruar në Istog, një përgatitje dy-javore deri në fillim të garave. Gjenerata e U19 premton shumë, janë përzgjedhur të gjitha lojtaret më të mira të mundshme.” Deklaratën e plotë të Krasniqit mund ta ndiqni më poshtë.

Fjalën e mori gjithashtu edhe volejbollistja, Llugaliu, e cila u shpreh: “Fillimisht, dua të falënderoj Federatën për ftesën në Kombëtaren U19. Nder i madh është të luajmë për shtetin tonë. Jemi duke u përgatitur dy herë në ditë, me një program profesional. Patjet, do të japim maksimumin tonë.” Deklarata e saj e xhiruar, më poshtë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

M. Technologie, Fer Volley, Drita dhe Skenderaj në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës, në konkurrencën e femrave. M. Technologie ka mposhtur Suti Sport, për t’u kualifikuar në mesin e katër më të mirave, ku do t’i bashkohen edhe Fer Volley, e cila mposhti Feronikelin 3-0, Drita që mposhti Ulpianën 3-0 dhe Skenderaj, e […]