DRITA KAMPIONE E KOSOVËS

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 16 Second

12 maj, 2022 – Drita është shpallur kampione e Kosovës pas një finaleje drithëruese kundër Fer Volley, në përballjen e katërt të playoffit, me gjilanaset që triumfuan pas tri fitoreve e një humbjeje. Dy ekipet kanë dhuruar spektakël të vërtetë në përballjen absolutisht spektakolare që u zhvillua sonte në Palestrën ‘Bill Clinton’ të Ferizajt, në praninë e mbi 1500 tifozëve. Ishte një që do të mbahet mend gjatë nga voejbolldashësit, derisa për dy orë ishim dëshmitarë të një ndeshjeje që i pati të gjitha. Ishin ‘Intelektualet’ ato që festuan në fund, duke fituar me rezultat 3-2 (25-20, 20-25, 25-21, 23-25, 11-15) në sete, për të nxitur skena absolutisht brilante të festës së trajnerit Lorik Ilazi dhe vashave të tij. Ky është trofeu i dytë që Drita e fiton këtë sezon, pas Kupës së Kosovës javë më parë. Medaljet e argjendta për ekipin ferizajas u ndanë nga nwnkryetari FVK-së, Abedin Ibrahimi, anwtarwt e bordit Halime Fetahu e Valon Xhafaj dhe trajneri i mirënjohur tetovar, Namikqemal Mustafa. Sekretari i Përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi, nënkryetarja Mimoza Shkodra dhe anëtari i bordit, Gazmend Husaj ndanë medaljet e arta për kampionet. Presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci ia dorëzoi trofeun prestigjioz kapitenes së Dritës, Adelaida Prenga, para ngritjes tradicionale për ngazëllimin e tifozëve gjilanas që kishin udhëtuar për të parë nga afër ekipin e zemrës. Federata e Volejbollit të Kosovës uron Dritën për suksesin e arritur dhe njëkohësisht duartroket angazhimin e treguar nga Fer Volley gjatë këtyre katër ndeshjeve spektakolare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Kosova U22 humb miqësoren kundër Shqipërisë por tregon paraqitje premtuese

13 maj, 2022 – Kombëtarja U22 e Kosovës humb miqësoren kundër Shqipërisë por tregon paraqitje premtuese. Kosova U22, meshkujt, ka zhvilluar sot një ndeshje në Palestrën ‘Farka’, në Tiranë kundër Shqipërisë, në kuadër të përgatitjeve para kualifikueseve për Kampionatin Evropian për këtë grupmoshë. Përkundër udhëtimit më shumë se katër orësh, […]