Krerët e FVK-së presin në takim anëtarin e arbitrazhit sportiv në KOK, Visar Alimehaj

FVK
0 0
Read Time48 Second

1 gusht, 2022 – Krerët e FVK-së presin të takim ish-nënkryetarin dhe anëtarin e arbitrazhit sportiv në KOK, Visar Alimehaj Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi, pritën në zyrën e FVK-së Visar Alimehajn, i cili në të kaluarën ka dhënë kontribut të madh për volejbollin kosovar, duke ushtruar pozitën e nënkryetarit të FVK-së dhe drejtorit të Beach Volley. Alimehaj, i cili është edhe anëtar i komisionit të arbitrazhit sportiv në KOK, jeton dhe vepron në Kanadë, ku angazhohet me aktivitete rreth volejbollit.Presidenti Gjinovci dhe sekretari Nikqi uruan Alimehajn për botimin e librit të parë “E drejta sportive në Kosovë dhe CAS”, derisa diskutuan edhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në të ardhmen. FVK vazhdon të bashkëpunojë e të krijojë ura lidhëse me akterë të volejbollit përmes takimeve të tilla, të cilat zhvillohen për të shtruar rrugë ndërveprimi me figura e institucione në të mirë të volejbollit kosovar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Vendimet nga mbledhja e fundit e Bordit të FVK-së

1 gusht, 2022 – Bordi i FVK-së mbajti mbledhjen e rregullt sot, më datë 01.08.2022, në të cilën mori këto vendime: 1. Aprovoi Raportin e Garave Kombëtare të Beach Volley 2022 2. Aprovoi Raportin e Garave Ndërkombëtare të Beach Volley 2022 3. Vendosi që Kampionati 2022/23 të fillojë si më […]