Krerët e FVK-së vizitojnë kampin stërvitor të Kombëtares U19, në Istog

FVK
0 0
Read Time47 Second

28 korrik, 2022 – Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi, anëtari i bordit, Gazmend Husaj dhe drejtori i Kombëtares U19, femrat, Naser Krasniqi, vizituan kampin stërvitor të vashave ‘Dardane’, të cilat – të drejtuara nga selektori Lorik Ilazi – po i kryejnë përgatitjet e nevojshme para pjesmarrjes në Kampionatin Ballkanik U19, i cili mbahet mes datave 10-14 gusht, 2022, në Mioveni të Rumanisë.

Vashat ‘Dardane’ janë vendosur në kampin stërvitor në ‘Hotel Trofta’ të Istogut, ku po u nënshtrohen stërvitjeve intensive nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të stafit teknik.

Presidenti Gjinovci dhe ekipi i tij nga FVK, së bashku me drejtorin e Kombëtares, u njoftuan nga afër me mbarëvajtjen e përgatitjeve, derisa u diskutua hollësisht për gjendjen aktuale të ekipit si dhe mënyrës së përgatitjes për përfaqësim sa më dinjitoz në këtë Kampionat.

Kosova U19, femrat, është pjesë e Grupit A të Kampionatit Ballkanik, së bashku me Turqinë, Rumaninë dhe Bullgarinë.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Krerët e FVK-së presin në takim anëtarin e arbitrazhit sportiv në KOK, Visar Alimehaj

1 gusht, 2022 – Krerët e FVK-së presin të takim ish-nënkryetarin dhe anëtarin e arbitrazhit sportiv në KOK, Visar Alimehaj Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi, pritën në zyrën e FVK-së Visar Alimehajn, i cili në të kaluarën ka dhënë […]