Superliga A, femrat: Drita vazhdon me fitore, mposht Fer Volleyn

FVK
0 0
Read Time38 Second
Drita ka regjistruar edhe fitoren e katërt rresht këtë sezon, nga po aq ndeshje të luajtura, derisa mposhti Fer Volleyn, të shtunën mbrëma, në përballjen e vlefshme për xhiron e katërt të Superligës A, femrat.
Ishte një ndeshje interesante të shikohej, derisa fansat e volejbollit patën mundësinë ta shohin drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
“Intelektualet” fituan setin e parë me epërsi të ngushtë, 27-25, derisa në të dytin patën paksa më të lehtë, pavarësisht rezistencës së ferizajaseve, duke e fituar 25-20. Tempo e Dritës ra në setin e tretë, me Fer Volley që luftoi fuqishëm dhe arriti që ta fitojë 17-25.
Vashat e Lorik Ilazit u konsoliduan në setin e katërt, të cilin e fituan 25-18, për ta fituar ndeshjen.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Superliga A, meshkujt: G. E Theranda e fortë për Ferizajn

Golden Eagle Theranda ka arritur një fitore të vështirë si nikoqire e Ferizajt, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Superligës A të Kosovës, meshkujt, të shtunën mbrëma. Ishte një ndeshje jashtëzakonisht kompetitive, me tre setet e parë, sidomos, që dhuruan spektakël të vërtetë. Dy setet e parë […]