Rezultatet nga dy ndeshjet e para gjysmëfinale të playoffit, meshkujt

FVK
0 0
Read Time56 Second

21 prill, 2022 – Në ndeshjen e së martës, Peja mposhti si nikoqire Dritën me rezultat 3-1 në sete. Drita luftoi fuqishëm në setin e parë, të cilin arriti ta fitojë me epërsi të ngushtë 25-27, por insistimi i pejanëve u shpagua në setet pasuese. Vendësit, të cilët mbyllën sezonin si liderë të Superligës A, treguan dhëmbët në vazhdim duke fituar tri sete rresht, pavarësisht përpjekjeve të gjilanasve për të bërë më shumë. Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të playoffit, Luboteni mposhti si mysafir rivalin e fortë, Ferizajn, me rezultat 1-3. Këto dy ekipe kishin treguar formë gati identike përgjatë sezonit të rregullt, derisa i ndau vetëm një pikë në fund. Ferizaj mbylli fushatën në vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Luboteni në të tretin me 39. Sidoqoftë, ekipi mysafir ishte në nivel të detyrës në përballjen e së enjtes mbrëma, teksa fitoi setin e parë, të tretë dhe të katërt. Ferizajasit dominuan bindshëm setin e dytë, por nuk arritën të mbanin nivelin e njejtë në dy setet pasuese. Ndeshjet e kthimit, të cilat përcaktojnë finalistët e playoffit për vitin 2022, zhvillohen në fundjavë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Drita fiton Kupën e Kosovës, në konkurrencën e grave

Drita ka triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës, për ta fituar trofeun prestigjioz në volejbollin kosovar. Ishte një rikthim sensacional nga ekipi i Lorik Ilazit, i cili arriti të përmbysë rezultatin nga 2-0 në 3-2 (24-26, 21-25, 25-13, 25-17, 15-13) në sete, për të fituar trofeun e parë këtë […]

Për ju