Read Time1 Minute, 11 Second
Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra e ka përmbyllur pjesëmarrjen historike në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 me humbje ndaj Turqisë.

Turqia 3–0 Kosova

25:17, 25:17, 25:18
Por ky rezultat nuk e zbeh aspak atë që vajzat tona arritën në Taranto.

Dy fitore historike ndaj Algjerisë dhe Maqedonisë së Veriut, paraqitje me karakter, luftë dhe dinjitet, si dhe një debutim që dëshmoi se volejbolli kosovar është në rritje.

Faleminderit vajzave të Kombëtares!
Ju ishit heroinat e vërteta të kësaj kampanje.


Faleminderit për çdo pikë, çdo top të luftuar dhe çdo moment kur e mbajtët flamurin e Kosovës lart. Ju e përfaqësuat vendin tonë me krenari dhe dinjitet.

Falënderim i veçantë për shtabin teknik të Kombëtares, përzgjedhësin Lorik Ilazi, ndihmësit Vlora Berisha dhe Ylli Kadriu, team liderin Agron Istogu, si dhe të gjithë ekipin që punoi pa u lodhur gjatë kësaj kampanje.
Faleminderit të gjithë atyre që ishin pranë Kombëtares dhe që besuan te volejbolli, duke na dhënë mundësinë të paraqitemi për herë të parë në histori në Lojërat Mesdhetare.

Një falënderim i veçantë për Komitetin Olimpik të Kosovës, për mundësinë dhe mbështetjen e dhënë.
Volejbolli e arsyetoi prezencën e parë ndonjëherë në Lojërat Mesdhetare me dy fitore dhe një përfaqësim dinjitoz.
Ju na besuat.
Ne besimin ua kthyem me përfaqësim dinjitoz.
Sot e mbyllim kampanjën faqebardhë dhe me kokën lart.


Kosova dhe volejbolli po rriten dita-ditës.

NE JEMI KOSOVA!

NE JEMI VOLEJBOLLI!
Happy
0
0 %
Sad
0
0 %
Excited
0
0 %
Sleepy
0
0 %
Angry
0
0 %
Surprise
0
0 %
Mon Sep 21 , 2026
Pas dy fitoreve radhazi ndaj Algjerisë dhe Maqedonisë së Veriut, Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra rikthehet sot në aksion për një tjetër përballje të rëndësishme në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Përballë Dardaneve është Turqia, në një sfidë që premton shumë emocion dhe luftë në parket. TURQI – KOSOVË […]