SHPALLEN EKIPET FITUESE NË KAMPIONATIN E BEACH VOLLEY U20

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 2 Second

Në Holiday Resort për të dytën ditë më radhë kanë vazhduar garat e Kampionatit të Kosovës në Beach Volley, ku në ditën e dytë të garave u zhvilluan ndeshjet çerekfinale, ndeshjet për vend të tretë dhe ndeshjet finale.

Në konkurencen e femrave ekipi fitues doli dyshja Melirona Avdullahu, Julinda Idrizi pasi në finale mposhtën dyshen Gresa Raçi dhe Laureta Abazi ndërsa vendin e tretë e fitoj dyshja Lyra Pireva dhe Zyla Kadriu.

Në konkurecen e meshkujve fitues dolën dyshja Arlind Bytyqi, Endrit Nrecaj. Bytyqi/Nrecaj në finale mposhtën dyshen nga Gjilani Rigon Bajrami Ermal Maliqi. Vendi i tretë u fitua nga dyshja Gudaqi/Demnika.

Në këtë Kampionat morën pjesë gjithsejt 20 ekipe, 11 ekipe në konkurecen e meshkujve dhe 9 ekipe në konkurencen e femrave.

Pas ndeshjeve finale Federata e Volejbollit e Kosovës organizoj edhe ceremonin e ndarjes së medaljeve dhe kupave për ekipet fituese të cilat i ndanë nga kryetari, sekretari i përgjithshëm dhe drejtori i beach volley.

Renditja femrat

I Melirona Avdullahu / Julinda Idrizi

II Gresa Raçi / Laureta Hajdini

III Zyla Kadriu / Lyra Pireva

Renditja meshkujt

I Endrit Nrecaj / Arlind Bytyqi

II Ermal Maliqi / Rigon Bajrami

III Betim Demnika / Gent Gudaqi

Federata e Volejbollit uron të gjitha ekipet fituese për rezultatet e arritura 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

KAMPIONATI U22 MBYLL CIKLIN E BEACH VOLLEY

Këtë fundjavë do të zhvillohen garat e grupmoshës U22 në Beach Volley. Pas një muaji plot aktivitete me garat e U18, seniorëve dhe U20, tash i vie rradha organizimt të rradhës, që do e mbyll ciklin e beach volley. Më 1 dhe 2 Qershor 2019, në kompleksin Holiday Resort, do […]