SHGSK U PRIT NË FEDERATËN E VOLEJBOLLIT

FVK
Read Time1 Minute, 36 Seconds

Në kuadër të serisë së takimeve nëpër federatat dhe institucionet sportive, drejtuesit e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës janë pritur nga Presidenti I FVK-së Dr. Abedin Ibrahimi dhe sekretari I përgjithshëm Valon Nikqi.

Presidenti Ibrahimi, ka uruar Edmond Thaçin dhe Artan Muhaxhirin për detyrën e re në SHGSK, duke ofruar mundësi të shumta bashkëpunimi.

Ibrahimi njëherit ka patur kërkesë konkrete për SHGSK, për të kontribuar në interesin reciprok.

Ai ka thënë se FVK ofron gjithçka që gazetarëve u duhet për të pasqyruar aktivitetin e volejbollit nisur nga rezultatet e ligave elite te meshkujt e femrat e poashtu në aktivitete të ndryshme edhe xhirimet e gatshme.

Ibrahimi ka kërkuar që të ketë me tepër mirëkuptim nga mediat për ta promovuar sportin vendor.

Në emër të SHGSK-së kryetari Edmond Thaçi ka thënë se volejbolli ofron infrastrukturë dhe kushte për gazetarët që duan ta përcjellin nga afër, ndërsa ai ka kërkuar nga FVK që të ketë rol aktiv në dhënien e mundësisë së gazetarëve për ta përcjellur aktivitetet e saj ndërkombëtare, përfshirë ato ku luajnë kombëtaret apo edhe ekipet e volejbollit.

Valon Nikqi, sekretar i përgjithshëm i FVK-së, ka treguar vullnetin dhe gadishmërinë që e ka shtëpia kosovare e volejbollit për të bërë më shumë për komunitetin e gazetarisë dhe për problemet financiare që kanë shumica e federative shkaku i mosrealizimit të memorandumit të bashkëpunimit nga ana e MKRS-së.

Sekretari i Përgjithshëm i SHGSK-së Artan Muhaxhiri ka propozuar që një takim pune mes gazetarëve sportivë dhe drejtuesve të FVK-së të ndodhë në fund të nëntorit, për çka kjo u prit mirë nga drejtuesit e FVK-së.

3 0
100 %
Happy
0 %
Sad
0 %
Excited
0 %
Angry
0 %
Surprise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

SUPERLIGA E KOSOVËS, NDESHJET E JAVËS SË V