Federata e Volejbollit e Kosovës do të jetë organizatore e Kampionatit Ballkanik U18 për meshkuj. Kampionati Ballkanik do të organizohet në qytetin e Ferizajt nga 6-10 Korrik 2019. Në këtë garë përveq Kosovës do të marrin pjesë edhe 5 shtete tjera: Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Rumania dhe Turqia.
Në bazë të vendimit të Komisionit Teknik të BVA ndeshjet do të zhvillohen me sistem të Bergerit (secili me secilin), ndërsa Kampion shpallet ekipi i cili do të ketë bilans më të mirë nga të gjitha ndeshjet.
Ky do të jetë aktiviteti i parë ballkanik i organizuar nga FVK për këtë vit nga gjithsejt tri aktivitete që do të organizohen këtë vit.
Federata e Volejbollit do të jetë e përkushtuar në ngritjen dhe zhvillimin e volejbollit të grupmoshat e reja.
![](https://fvk-ks.org/site/wp-content/uploads/2019/07/66073772_2279550445498691_8958618527468617728_n.jpg)
![](https://fvk-ks.org/site/wp-content/uploads/2019/07/66001261_2279550542165348_8413290451200638976_n.jpg)
![](https://fvk-ks.org/site/wp-content/uploads/2019/07/65742440_2279550632165339_1422697467144568832_n.jpg)
![](https://fvk-ks.org/site/wp-content/uploads/2019/07/66018481_2279550735498662_5178019925041610752_n.jpg)
![](https://fvk-ks.org/site/wp-content/uploads/2019/07/66364464_2279550802165322_3299331724315459584_n.jpg)