FVK DHE AGJENCIA KOSOVARE ANTIDOPING ORGANIZOJNË SEMINAR ONLINE

FVK
0 0
Read Time36 Second
Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK), në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare Anti-Doping (KOSADA), organizon seminar online me temë antidopingun në sport.
Seminari do të mbahet më 30 shtator 2026, nga ora 15:00, në formatin online.
Në këtë seminar do të trajtohen tema të rëndësishme që lidhen me antidopingun, përgjegjësitë e sportistëve dhe zyrtarëve sportivë, si dhe rëndësinë e sportit të pastër dhe të ndershëm.
Linku për pjesëmarrje do t’u dërgohet klubeve të volejbollit, të cilat më pas do t’ua përcjellin personave të interesuar për pjesëmarrje.
FVK i kushton rëndësi të veçantë edukimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit të volejbollit për respektimin e rregullave antidoping dhe promovimin e vlerave të sportit të pastër.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

U MBAJT SEMINARI PËR GJYQTARËT, NË PRAG TË SEZONIT TË RI

Në prag të fillimit të sezonit garues 2026/2027, u mbajt në Prishtinë seminari për ndryshimet në protokoll dhe në rregullat e lojës së volejbollit, me pjesëmarrjen e gjyqtarëve të volejbollit të Kosovës. Të pranishmëve fillimisht iu drejtua Sekretari i Përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi, i cili u uroi gjyqtarëve punë […]

Për ju