Superliga A, femrat: Drita mposht Fushë Kosovën

FVK
0 0
Read Time39 Second
Kampioni në fuqi i Superligës A të Kosovës në volejboll, në konkurrencën e femrave, Drita ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 1-3, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të kampionatit, të shtunën mbrëma.
Ishte një ndeshje e fortë, me Dritën që fitoi setin e parë 19-25, por nikoqiret u rikthyen në setin e dytë të cilin e fituan me rezultat 25-21.
Mirëpo, “Intelektualet” u konsoliduan në vazhdim dhe arritën t’i fitojnë dy setet e ardhshme, 18-25 dhe 20-25, për të siguruar pikët e plota nga kjo përballje.
Kujtojmë se kjo është fitorja e tretë për Dritën, nga po aq ndeshje të luajtura, ndërsa për Fushë Kosovën është humbja e dytë, derisa ka regjistruar një fitore në xhiron e parë kundër Fer Volleyt.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i FVK-së, aprovohen ndryshimet e statutit

Të shtunën, 15.10.2022, u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, ku morën pjesë 48 delegatë, nga 63 sa janë në total. Të pranishmit unanimisht aprovuan ndryshimet në statutin e FVK-së dhe aktet tjera normative.    

Për ju