KOSOVA SHKRUAN HISTORINË DHE MBYLL KUALIFIKIMET E PARA TË SAJ NË EVROPIAN

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 13 Second

Në debutimin e saj në kualifikimet për CEV EuroVolley, Kosova e ka fituar setin e parë në histori të kualifikimeve.

Kosovaret u mposhtën nga Mali i Zi, 3-1 duke regjistruar paraqitjen më të mirë në kualifikime.

Edhepse në dy raste (ndaj Malit të Zi dhe Sllovakisë) na mungoi fati për të marrë sete, “Dardanet” ia arritën këtij qëllimi në ndeshjen e dytë përballë fqinjeve nga Mali i Zi.

Malazezet e fituan setin e parë 25-19, para se në të dytin Kosova t’i jepte leksione, suke e kufizuar vetëm në 14 pikë, për ta fituar setin e parë dhe historik.

Seti i tretë dhe i katërt prape u fituan nga malazezet, që e regjistruan fitoren e dytë në këto kualifikime.

15 pikë të Bleona Kadriut (2 ase), 14 pikë të Dhuratë Sylejmanit, 12 pikë të Adelajda Prengës (63% pranim), 11 pikë të Valmira Ramadanit, e 10 të Venera Kadriut (67% pranim), i dhanë Kosovës atë që e kishte cak në këto kualifikime.

FVK uron trajnerin Lorik Ilazi ndihmësit Ylli Kadriu e Amarilda Prenga, fizioterapeutin e Kombëtares Ervin Meqikukiqi, menaxherin e Kombëtares Agron Istogu për suksesin e arritur.

Faleminderit vajzave për kontributin dhe që asnjëherë nuk u dorëzuan.

Kosova po rritet dhe rritja është evidente nga rezultatet e arritura në sete, krahasuar me kualifikimet e botërorit më 2015.

Volejbolli dëshmoi që me përvojë më të madhe në këto gara, dita-ditës mund të presim rezultate edhe më të mira.

Kosova #CEV #EuroVolley #Volleyball

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

MBYLLEN KUALIFIKIMET KU DEBUTOI KOSOVA, LAMË GJURMË DHE FITUAM RESPEKT

MBYLLEN KUALIFIKIMET KU DEBUTOI KOSOVA, LAMË GJURMË DHE FITUAM RESPEKT Kualifikimet e para për Kombëtaren e Kosovës në volejboll në Kupat Evropiane, ishin një përvojë e re. Me një ekip që udhëtoi me mungesa, rifreskime dhe moshë mesatare prej 22,5 vjeç, Kosova synim kishte përfaqësimin sa më të mirë dhe […]