Drita fiton Kupën e Federatës pas një finaleje spektakolare kundër Ferizajt

FVK
0 0
Read Time49 Second

Drita ka fituar Kupën e Federatës së Volejbollit të Kosovës pas një fitoreje të mundimshme 3-2 (12-25, 25-23, 20-25, 25-23, 18-16) në sete, në një finale spektakolare në “Ilaz Kodra” të Skenderajt.

Ishte një fitore e vështirë por e merituar për “Intelektualët”, të cilët fitojnë trofeun e parë për këtë sezon, derisa gjithashtu mbyllën stinorin vjeshtor si liderë të Superligës A.

Me të triumfuar gjilanasit, shpërtheu festa e cila u përcoll me ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe kupës.
Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci ishte ai që ndau kupën për kapitenin e Dritës.

Medaljet për fituesit e Kupës i ndanë nënkryetarja e FVK-së, Mimoza Shkodra dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi.

Medaljet për vendin e dytë u ndanë nga anëtari i bordit të FVK-së, Valon Xhafaj dhe Komesari i Garave, Ardian Ibraj.
FVK përgëzon Dritën për suksesin e arritur dhe i uron fat në garat e ardhshme Ferizajt dhe ekipeve tjera pjesmarrëse.

May be an image of 8 people, people standing and indoor

May be an image of 5 people, people standing and indoor

May be an image of 5 people, people standing and indoor

May be an image of 5 people, people standing and indoorMay be an image of 3 people and people standing

May be an image of 6 people, people standing and indoor

May be an image of 7 people, people standing and indoor

May be an image of 11 people, people playing voleyball and indoor

May be an image of 9 people, people playing voleyball, people standing and indoor

May be an image of 15 people, people playing voleyball and indoor

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Mbyllet xhiroja e parë e Ligës "Gjergj Kastrioti"

Fundjava me shumë ndeshje interesante mes ekipeve nga Kosova dhe Shqipëria në kuadër të ligës së përbashkët, “Gergj Kastrioti”, është mbyllur me ndeshjet e së dielës mbrëma. Nga katër ekipe nga të dy vendet morën pjesë të ndara në dy grupe, duke dhuruar momente brilante volejbolli, derisa plot tetë ndeshje […]