Drita siguron finalen e madhe të playoffit 2022, në konkurrencën e femrave.

FVK
0 0
Read Time34 Second

Ekipi gjilanas ka mposhtur edhe në përballjen e dytë, kësaj radhe si mysafire, Skenderajn, me rezultat 1-3.

Ishte përballje që u karakterizua me përmbysje të rezultatit nga Drita, e cila humbi setin e parë 25-19 nga rivalet nikoqire.

Mirëpo, në tri setet e ardhshme, Drita tregoi paraqitje brilante, duke fituar të tre, eventualisht për të siguruar finalen e madhe të playoffit.

Kujtojmë se ndeshjen e parë gjysmëfinale, vashat e trajnerit, Lorik Ilazi, e kishin fituar me rezultat 3-0.

Radio Televizioni i Kosovës transmeton drejtpërdrejt finalet e bujshme, të cilat do të zënë vend në datat që do të vendosen në koordinim mes FVK-së dhe RTK-së gjatë ditëve në vijim.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Peja tregon fuqinë edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale dhe siguron finalen e playoffit

23 prill, 2022 – Peja është finalistja tjetër e playoffit për vitin 2022 në volejbollin kosovar, në konkurrencën e meshkujve, pasi mposhti Dritën edhe në përballjen e dytë gjysmëfinale, në Gjilan, me rezultat 3-0 (19-25, 20-25, 15-25) në sete, të shtunën mbrëma. Pejanët vazhduan me formë të lartë këtë fushatë, […]

Për ju