FIVB NDRYSHON IDENTITETIN, TANI DO TË NJIHET SI WORLD VOLLEYBALL

FVK
0 0
Read Time49 Second
FIVB NDRYSHON IDENTITETIN, TANI DO TË NJIHET SI WORLD VOLLEYBALL
Dita e tretë e punimeve të Kongresit të 40-të të Federatës Ndërkombëtare të Volejbollit (FIVB) ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm në identitetin e institucionit më të lartë të volejbollit botëror.
Me 158 vota pro, 11 kundër dhe 18 abstenime, delegatët miratuan që federata në të ardhmen të njihet me emrin World Volleyball.
Në këtë kongres u miratuan edhe ndryshime statutare, ndërsa takimet dhe diskutimet me zyrtarë të lartë të volejbollit ndërkombëtar ishin pjesë e rëndësishme e agjendës.
Delegacioni i Kosovës, i përfaqësuar nga presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci, dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi, zhvilloi takime me drejtues të lartë të volejbollit botëror, përfshirë edhe një diskutim të rëndësishëm me presidentin e Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), Roko Sikiric.
Ndër vendimet e tjera të kongresit, me shumicë votash nga 170 delegatë të pranishëm, u përcaktua që Kongresi i 41-të i World Volleyball të mbahet në vitin 2028 në Katar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

KOSOVA NË KONGRESIN E 40-të BOTËROR TË FIVB-së

KOSOVA NË KONGRESIN E 40-të BOTËROR TË FIVB-së Federata e Volejbollit e Kosovës po përfaqësohet në Kongresin e 40-të Botëror të FIVB-së, që po mbahet në Punta Cana të Republikës Dominikane, nga presidenti Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi. Ndër takimet e para ishte ai me delegacionin e […]

Për ju