Read Time36 Second
Gjyqtari kosovar Istref Elezaj ka qenë pjesë e një tjetër përballjeje ndërkombëtare në volejboll, duke u deleguar në cilësinë e gjyqtarit në ndeshjen e meshkujve në kuadër të CEV Challenge Cup.
Elezaj ishte pjesë e ekipit të arbitrimit në përballjen ndërmjet Parnu VC të Estonisë dhe Slovan Bratislavës së Sllovakisë, e zhvilluar në Estoni, e cila përfundoi me fitoren e skuadrës vendase.
Në këtë takim, Istref Elezaj ishte në partneritet me gjyqtarin suedez Martin Stenbock.

Paraqitja e dyshes së gjyqtareve u vlerësua me nota të larta, duke shënuar një tjetër paraqitje pozitive të gjyqtarit kosovar në arenën evropiane.
Delegimi dhe vlerësimi i Elezajt dëshmojnë vazhdimësinë e përfaqësimit të gjyqtarëve kosovarë në garat e nivelit të lartë të volejbollit evropian.



