Prishtina shpallet kampione e Ligës së Parë dhe siguron promovimin në Superligën B

FVK
0 0
Read Time33 Second

25 prill, 2022 – Ekipi kryeqytetas, Prishtina, meshkujt, mposhtën në palestrën e sapo ndërtuar dhe në praninë e mbi 800 shikuesve, Kaçanikun, në xhiron e fundit të kampionatit për të siguruar vendin e parë, njëkohësisht pozitë që i siguron promovimin në Superligën B nga edicioni i ardhshëm.

Prishtina grumbulloi 35 pikë në vendin e parë pas 15 xhirove të zhvilluara, e përcjellur nga Vjosa me 33 pikë në të dytin.

Medaljet për volejbollistët e Prishtinës i ndanë anëtari i Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Valon Xhafaj dhe Komesari i Garave, Ardian Ibraj.

FVK përgëzon Prishtinën për suksesin dhe i uron suksese në Superligën B, sezonin e ardhshëm.

 

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

KV “Llapi” shpallet kampion në Ligën e Parë, femrat (lindje)

25 prill, 2022 – Vashat llapiane mbyllën sezonin në krye të tabelës me 39 pikë, pesë më shumë se përcjellësi më i afërt, kështu, nga edicioni i ardhshëm kanë siguruar pjesmarrjen në Superligën B. Ekipi i Fetah Gashit në xhiron e fundit kishte mposhtur konkurrentin direkt për titull, KV “Vushtrria”, […]