Sherife Behrami i jep fund karrierës së bujshme në volejbollin kosovar

FVK
0 0
Read Time55 Second

24 prill, 2022 – Shera ka pranuar mirënjohje nga presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, z. Bahri Gjinovci – në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të playoffit mes Skenderajt dhe Dritës – për kontributin e saj në volejbollin e Kosovës përgjatë 18 viteve karrierë, periudhë gjatë të cilës me krenari ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kombëtares së Kosovës. Ajo ishte katalizatori kryesor në sukeset e ekipit të KV Skenderajt, teksa ishte shpallur tre herë volejbollistja më e mirë në Kosovë, duke fituar po ashtu plot pesë herë çmimin si sportistja më e mirë e komunës së Skenderajt. Shera u shpall kampione e Kosovës me Skenderajn, fitoi Kupën e Kosovës dhe Kupën e Federatës së Volejbollit të Kosovës. Sidoqoftë, fati i saj i keq me lëndime ndikoi që të ndërpriste karrierën derisa sa ishte në kulmin e saj të suksesit. Për shkak të dy lëndimeve të rënda që i pësoi në vitin 2018 dhe 2021, ajo detyrohet t’i jap fund karrierës së saj si volejbolliste. Federata e Volejbollit të Kosovës i uron Sherës të gjitha të mirat dhe suksese të mëtutjeshme në jetën e saj personale dhe profesionale.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Prishtina shpallet kampione e Ligës së Parë dhe siguron promovimin në Superligën B

25 prill, 2022 – Ekipi kryeqytetas, Prishtina, meshkujt, mposhtën në palestrën e sapo ndërtuar dhe në praninë e mbi 800 shikuesve, Kaçanikun, në xhiron e fundit të kampionatit për të siguruar vendin e parë, njëkohësisht pozitë që i siguron promovimin në Superligën B nga edicioni i ardhshëm. Prishtina grumbulloi 35 pikë […]