Më 22 janar mbahet Asambleja Ballkanike e Volejbollit (BVA)

FVK
0 0
Read Time39 Second

Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci i shoqëruar nga nënkryetarja Mimoza Shkodra dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, do të marrin pjesë në asamblenë e përvitshme Ballkanike të volejbollit, ku do të vendoset për aktivitetet e vitit 2022, datat dhe organizatorët. Është shumë e rëndësishme pjesmarrja në këtë asamble, pasi presidentët dhe përfaqësuesit e Federatave Ballkanike votojnë për vendimet që do të diskutohen sipas pikave të agjendës që janë caktuar paraprakisht. Asambleja mbahet në Shkup dhe është e 23-ta rresht e organizuar nga BVA, teksa prezent do të jetë edhe presidenti i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), Aleksandar Boricic, zëvendës-presidenti Renato Arena dhe drejtori për zhvillim, Ozkan Mutlugil. Veç këtyre, janë konfirmuar si pjesmarrës edhe presidentët e Federatave të Kroacisë dhe Sllovenisë, Ante Bakovic respektivisht Metod Ropret.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kosova, organizatore e Kampionatit Ballkanik U20 meshkuj dhe U22 meshkuj dhe femra në 'Beach Volley'

FVK kthehet me lajme të jashtëzakonshme nga Asambleja Ballkanike e Volejbollit që u mbajt sot, 22 janar, në Shkup.Drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës; presidenti Bahri Gjinovci, nënkryetarja Mimoza Shkodra dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, morën pjesën në Asamblenë e 23-të Ballkanike të Volejbollit. Në këtë mbledhje u […]