HUMBJA E PARË PËR DYSHEN MUSTAFA/BERISHA. VAZHDOJNË PËR MEDALJE

FVK
Read Time41Seconds

Edhe në konkurencën e meshkujve, pas dy fitoreve të para, në ndeshjen e rrethi ttë tretë dyshja kosovare Faton Mustafa/Armend Berisha është mposhtur nga ekipi favorit I këtij kampionati, Giginoglu / Gögtepe

Në BVA Kampionatin Ballkanik për seniorë, në duelin ndaj dyshes turke, çifti kosovar humbi 2-0 (21-12, 21-17).

Megjithatë, humbja nuk I eliminon ata nga gara, por e kanë edhe një mundësi tjetër për të synuar medaljet, përmes ndeshjes së rradhës, të cilën nëse e fitojnë atëherë kualifikohen në gjysmëfinale.

Në duelin e rradhës, Mustafa/Berisha e presin fituesin e takimit mes dyshes turke Erdogmus / Baysal dhe asaj rumune Virlan / Calin.

Takimin e rradhës Faton Mustafa e Armend Berisha e zhvillojnë të dielën në orën 22:00 sipas kohës sonë.

0 0
0 %
Happy
0 %
Sad
0 %
Excited
0 %
Angry
0 %
Surprise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

RAMADANI/SYLEJMANI KËRKOJNË TË BRONZTËN

Dyshja kosovare pësoi humbje në ndeshjen gjysmëfinale nga çifti bullgar Aleksandrova/Kyoseva me rezultat 2:0 (21:18; 21:16). Pavarësisht humbjes, çifti i Kombëtares së Kosovës ka mundësinë të fitojë medaljen e bronztë. Meçi për vendin e tretë zhvillohet nga ora 15:00 sipas kohës sonë.