KOSOVA 4×4 VOLLEY FEST 2026, KUR SPORTI BËHET URË E HUMANIZMIT!

FVK
0 0
Read Time58 Second
Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) mbështet iniciativa që e tejkalojnë garën sportive dhe e shndërrojnë sportin në një urë që bashkon njerëzit, forcon solidaritetin dhe promovon vlerat humane.
Në këtë frymë, këtë të diel në Fushë Kosovë zhvillohet “Kosova 4×4 Volley Fest 2026”, aktivitet i dedikuar vajzave U18, me ndeshje në formatin 4×4, atmosferë festive dhe shpërblime për ekipet fituese. 🏆
📅 E diel, 20 shtator 2026
⏰ 15:00–21:00
📍 Oborri i Shkollës “Mihal Grameno”, Fushë Kosovë
__________
📢 PARAQITJA E EKIPEVE ËSHTË E HAPUR!
Regjistrimi i ekipeve është i hapur deri të shtunën në mbrëmje, ndërsa numri i ekipeve pjesëmarrëse është i kufizuar.
📞 Për regjistrim: +383 46 193 801
___________
🩸 DHURO GJAK – SHPËTO JETË!
Përveç aktiviteteve sportive, në kuadër të këtij eventi do të organizohet edhe aksion vullnetar për dhurimin e gjakut.
FVK i bashkohet thirrjes për solidaritet dhe i fton të gjithë qytetarët që kanë mundësi dhe dëshirë të kontribuojnë në këtë iniciativë humane.
❤️ Sepse sporti nuk është vetëm garë. Sporti është bashkim, solidaritet dhe përgjegjësi ndaj komunitetit.
Një dhurim i vogël për ty mund të jetë shpresë dhe jetë për dikë tjetër.
📷 Credits: KVF LIBERO

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

VALON MUSTAFA E MBYLLI ME SUKSES KAMPIONATIN EVROPIAN U20 NË BEACH VOLLEY

Gjyqtari kosovar i Beach Volley, Valon Mustafa, ka përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Evropian U20 të Beach Volley, të zhvilluar nga 3 deri më 6 shtator 2026 në Battipaglia të Italisë. Mustafa ishte i vetmi gjyqtar nga Kosova i përzgjedhur për të qenë pjesë e këtij kompeticioni të rëndësishëm evropian, duke […]

Për ju