Burim Zymeri zgjidhet kryetari i ri i Shoqatës së Gjyqtarëve të Volejbollit

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 15 Second

Në kuvendin e jashtëzakonshëm të punës dhe zgjedhor, Shoqata e Gjyqtarëve të Volejbollit zgjodhi kryetarin e ri, Burim Zymeri, pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm Istref Elezaj.

Për të përshëndetur punën e kuvendit ishin të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi dhe Komesari i Garave, Ardian Ibraj.

Pas pranimit të aktit të dorëheqjes nga anëtarët, kuvendi vazhdoi me punën duke përzgjedhur komisionin për monitorimin e procesit të votimit.

Propozimet u përcollën me proces shumë transparent, derisa Zymeri u zgjodh kryetar i ri me vendim unanim.

Pas zgjedhjes së kryetarit te shoqatës, kuvendarët zgjodhën edhe anëtarët e tjerë te bordit (kryesisë), pasi qe kryetari me automatizëm është edhe anëtar i kryesisë, duke u bazuar në statut dhe duke respektuar edhe kriterët për barazi gjinore në përfaqësim. Me shumicë të votave, anëtarë të kryesisë u zgjodhën edhe:

Liridon Pllana, Liridona Kurrumeli, Zana Jusufi dhe Valton Dauti.

Kuvendi vazhdoi punën duke aprovuar Statutin e ri të shoqatës, i cili është i harmonizuar me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës dhe aktet ligjore në fuqi te Federatës se Volejbollit te Kosovës, duke i hapur rruge themelimit te OJQ-së të shoqatës.

Kryesia e re shpalosi edhe prioritetet për mandatin që pranuan, me qëllimin e vetëm që mbarëvajtja e garave të jetë në nivelin më të lart. Paraqitjet e gjyqtarëve të jenë të nivelit ndërkombëtar, duke i adresuar dhe duke ofruar zgjidhje të gjitha sfidave për arritjen e këtyre objektivave.

FVK përgëzon procesin transparent dhe i uron suksese kretarit të ri.

May be an image of 5 people and people standing

May be an image of 12 people, people standing, people sitting and indoor

May be an image of 5 people, people standing and indoor

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Lista me 14 volejbollistet e ftuara në Kombëtaren U17, Suxho i bashkohet kontigjentit më 3 janar

Ekipi i trajnerëve të Kombëtares U17 ka vendosur për listën përfundimtare të volejbollisteve të ftuara, para ndeshjeve parakualifikuese të Kampionatit Evropian, i cili zhvillohet në Turqi. Ekipi i kompletuar me 14 lojtare tashmë ka filluar ushtrimet, të cilat po i zhvillon dy herë në ditë të ndara në dy pjesë; […]