Kosova U20, femra dhe meshkuj, po i zhvillon përgatitjet për Kampionatin Evropian

FVK
0 0
Read Time54 Second

Kosova U20, femra dhe meshkuj, po i zhvillon përgatitjet për Kampionatin Evropian U20 në Beach Volley

Ekipet e Kosovës, në të dy konkurrencat, po përgatiten për Kampionatin Evropian të volejbollit në rërë (beach volley), për grupmoshën nën 20-vjeç, që do të zhvillohet në Izmir të Turqisë, mes datave 14-17 korrik, 2022.

Ekipi i meshkujve, i përbërë nga dyshja e volejbollistëve Erion Bajrami/Erion Murseli dhe e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, po qëndron në “Holiday Resort”, derisa stërvitjet po i zhvillon me intensitet të lartë, para nisjes drejt Turqisë më 12 korrik, ku fillimisht do të luajnë në fazën kualifikuese më 13 korrik.

Në anën tjetër, ekipi i femrave i përbërë nga çifti Yllka Jashari/Melirona Avdullahu dhe e drejtuar nga trajnerja Vildane Jashari, po ashtu po punon fuqishëm në përgatitjet në Ferizaj, para kompeticionit më të rëndësishëm të volejbollit në rërë në Evropë për këtë grupmoshë. Ekipi i femrave do të marrë pjesë direkt në fazën e grupeve.

Federata e Volejbollit të Kosovës i uron fat ekipeve dhe përfaqësim sa më dinjitoz në këtë kampionat.

May be an image of 5 people, people playing voleyball, people standing and beach

 

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

BV U18: Dyshet Megi Bislimi/Rrezelinda Thaqi dhe Erit Bajrami/Gani Rexhepi kampionë të Kosovës

11 korrik, 2022 –  Është mbyllur kampionati i zjarrtë i volejbollit në rërë për grupmoshën nën 18-vjeç, i cili dhuroi spektakël të vërtetë sportiviteti e konkurrence me shpresat e volejbollit kosovar për të ardhmen, nga të cilët pritet shumë. Për dy ditë, 10/11 korrik, plot 34 ekipe (20 në konkurrencën […]