Krerët e FVK-së pritën në takim drejtorin e sportit të Podujevës dhe përfaqësuesin e KV Llapit

FVK
0 0
Read Time42 Second

Krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), presidenti Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, janë takuar sot, 6 korrik, me drejtorin e sportit për Komunën e Podujevës, Pajtim Balaj dhe përfaqësuesin e klubit të Llapit, Fetah Gashi, në zyrën e FVK-së.

Në këtë takim, ndër të tjerash, u diskutua për përkrahjen dhe zhvillimin e volejbollit në Llap, po ashtu edhe për infrastrukturën dhe përmirësimin e saj.

Palët njëzëri janë dakorduar që të merren hapa konkret në të ardhmen afatshkurtër në ndërtimin e një fushe të volejbollit në rërë në Komunën e Podujevës. Ndërtimi i kësaj fushe është iniciativë e dy palëve, FVK-së dhe komunës respektive.

Federata e Volejbollit të Kosovës falenderon Komunën e Podujevës për përkrahjen që i jep volejbollit të Kosovës dhe shpresojmë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më fuqishëm në të ardhmen.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kosova U20, femra dhe meshkuj, po i zhvillon përgatitjet për Kampionatin Evropian

Kosova U20, femra dhe meshkuj, po i zhvillon përgatitjet për Kampionatin Evropian U20 në Beach Volley Ekipet e Kosovës, në të dy konkurrencat, po përgatiten për Kampionatin Evropian të volejbollit në rërë (beach volley), për grupmoshën nën 20-vjeç, që do të zhvillohet në Izmir të Turqisë, mes datave 14-17 korrik, […]