Kosova, organizatore e Kampionatit Ballkanik U20 meshkuj dhe U22 meshkuj dhe femra në ‘Beach Volley’

FVK
1 0
Read Time1 Minute, 5 Second

FVK kthehet me lajme të jashtëzakonshme nga Asambleja Ballkanike e Volejbollit që u mbajt sot, 22 janar, në Shkup.Drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës; presidenti Bahri Gjinovci, nënkryetarja Mimoza Shkodra dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, morën pjesën në Asamblenë e 23-të Ballkanike të Volejbollit.

Në këtë mbledhje u vendos për organizatorët, datat dhe aktivitetet e vitit 2022, teksa Kosova – falë gatishmërisë dhe vendosmërisë së kryesisë së FVK-së – arriti të sigurojë të drejtën për organizimin e Kampionatit Ballkanik U20 meshkujt, organizimin e garës ‘Beach Volley’ U22 femrat dhe ‘Beach Volley’ U22 meshkujt.Për sigurimin e të drejtës së organizimit të këtyre garave pati konkurrencë të madhe ndërshtetërore por FVK eventualisht arriti të bindë nikoqirët e kësaj asambleje se Kosova është vendi më i denjë për zhvillimin e aktiviteteve të lartëpërmendura. Datat kur do të luhen këto gara do të caktohen në vijim por që pritet të zënë vend gjatë korrikut ose gushtit të vitit 2022. Veç kësaj, Kosova do të jetë pjesmarrëse edhe në aktivitetet e volejbollit dhe ‘Beach Volley’ që organizohen nga federatat tjera.

Vlen të ceket se, në mesin e përfaqësuesve të federatave ballkanike, në këtë asamble morën pjesë edhe presidenti i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV) Aleksandar Boricic, zëvendës-presidenti Reanto Arena dhe drejtori për zhvillim Ozkan Mutlugil.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Tjetër lajm i jashtëzakonshëm për volejbollin kosovar vjen nga Kategorizimi për vitin 2022

Pas lajmeve fantastike që volejbolli kosovar mori në Asamblenë Ballkanike, vazhdimësi e zhvillimeve tjera të bujshme paraprake – si organizimi i kualifikimeve për Kampionatin Evropian – Federata e Volejbollit të Kosovës ka marr një tjetër lajm të jashtëzakonshëm nga kategorizimi i sporteve që bëhet sipas rregullores së Ministrisë së Kulturës, […]