Vëllaznimi kampion i Kosovës në grupmoshën U16, meshkujt – mposht Malishevën në finale

FVK
0 0
Read Time50 Second

Vëllaznimi ka triumfuar në Kampionatin e Kosovës në volejboll për grupmoshën nën 16-vjeç, pasi në finale mposhti Malishevën me rezultat 2-0 (25-10, 25-16) në sete.

May be an image of 8 people and indoor

Djelmoshat e trajnerit Lend Hasimja ishin superiorë në të dy setet, pavarësisht se ekipi i Zymer Telakut tentoi të bënte më shumë, sidomos në setin e dytë.

May be an image of 4 people, people standing and indoor

Në fund, Vëllaznimi siguroi titullin për të ndezur skena të zjarrta feste në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, në Prishtinë.

May be an image of 7 people, people standing and indoor

Medaljet për Malishevën i ndau presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci, ndërsa ishte anëtari i Komisionit të Garave, Lulezim Gërguri ai që dekoroi me medaljet e fituesit Vëllaznimin.

May be an image of 4 people, people standing and indoor

Trofeu u dhurua për kapitenin e ekipit nga sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi, para se të ngritej nga i gjithë ekipi gjakovar që festoi me plot meritë pas paraqitjeve impresive përgjatë kampionatit.

May be an image of 7 people, people standing and indoor

Federata e Volejbollit të Kosovës uron Vëllaznimin për shpirtin e kampionit të treguar, derisa përgëzon Malishevën për sportivitetin dhe maturinë kompetitive të treguar.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Gjinoci shpallet kampion i Kosovës U16, femrat

26 qershor, 2022 – KV Gjinoci është shpallur kampion i Kosovës në grupmoshën nën 16-vjeç, të dielën mbrëma, pasi tregoi paraqitje brilante në finale kundër Malishevës, në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve. Vashat e drejtuara nga trajnerja Rudina Berisha ishin në top formë dhe treguan dhëmbët qysh në setin […]