Kosova, organizatore e ndeshjeve të Kampionatit Evropian në konkurrencën e femrave dhe meshkujve

FVK
0 0
Read Time43 Second

Kosova do të jetë nikoqire e përballjeve të Grupit I respektivisht E, në kuadër të Kampionatit Evropian për grupmoshën U19 femrat dhe U22 meshkujt. Sa i përket konkurrencës së femrave, Kosova organizon ndeshjet e Grupit I, ku bën pjesë së bashku me Turqinë, Estoninë dhe Hungarinë, teksa takimet luhen mes datave 7-11 prill 2022. Garojnë volejbolliste të lindura më 2004 ose më të reja.Në konkurrencën e meshkujve, Kosova organizon ndeshjet e Grupit E teksa, përveç ‘Dardanëve’, në këtë grup bëjnë pjesë edhe Holanda, Sllovakia dhe Azerbajxhani, me ndeshjet që luhen mes datave 19 dhe 23 maj. Garojnë volejbollistë lindur më 2001 ose më të rinj.Të qenurit nikoqire e këtyre dy evenimenteve jashtëzakonisht të rëndësishme për volejbollin evropian, për Kosovën është arritje në vete, marrë parasysh konkurrencën e madhe të shteteve për të fituar të drejtën e organizimit të këtyre garave.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Letra përmbyllëse e presidentit Gjinovci për vitin 2021

Miq, dashamirë, sportdashës dhe punonjës sportivë, po e përmbyllim një vit sa sfidues aq edhe produktiv. Federata e Volejbollit të Kosovës gjatë vitit 2021 ka qenë pjesmarrëse, nikoqire dhe organizatore e eventeve të ndryshme, ku kanë gjetur përfshirje të gjitha grupmoshat dhe kategoritë në aktivitete. Gjatë vitit që lamë pas, […]

Për ju