Debutim i suksesshëm për gjyqtarin e parë kosovar në garat ndërkombëtare, Istref Elezaj

FVK
0 0
Read Time45 Second

11 prill, 2022 – Perveç paraqitjeve premtuese të Kombëtares së Kosovës në grupmoshën U19, femrat, në kualifikimet për Kampionatin Evropian, debutim të suksesshëm si gjyqtar ndërkombëtar pati edhe Istref Elezaj, i cili ishte caktuar nga CEV të ndante drejtësinë në ndeshjet e Grupit G, që u luajtën në Tiranë, mes datave 8-10 prill. Në këtë grup, shtete pjesmarrëse, perveç Shqipërisë si shtet nikoqir, ishin edhe Polonia🇵🇱, Austria dhe Ukraina, por kjo e fundit nuk udhëtoi për shkak të rrethanave tashmë të njohura.
Në mungesë të një Kombëtareje, Istrefi gjykoi dy ndeshje, Poloni-Shqipëri si gjyqtar i dytë, dhe Shqipëri-Austri, si gjyqtar kryesor, duke u vlerësuar lart nga përgjegjësit e deleguar nga CEV.
Ne një prononcim, Istref Elezaj falënderoi Federatën e Volejbollit të Kosovës për mundësitë e ofruara, Federatën Shqiptare të Volejbollit dhe shikuesit prezentë që përmes ngrohtësisë së ofruar, e vërtetuan se ai njëmend filloi rrugëtimin ndërkombetar ne shtëpinë e tij.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Mbyllet sezoni i rregullt në Superligën A, meshkujt

12 prill, 2022 – Me ndeshjet e kësaj fundjave, është mbyllur sezoni në Superligën A, konkurrenca e meshkujve, teksa u zhvilluan ndeshjet e xhiros së dhjetë. Skenderbeu befasoi Dritën, të cilën e mposhti me rezultat 3-2, teksa mbylli sezonin në pozitën e fundit në tabelë me 14 pikë. Në anën […]