CEV GJATË DITËVE NË VAZHDIM ME VENDIM PËR EUROVOLLEY 2021

FVK
0 0
Read Time49 Second

Konfederata Evropiane e Volejbollit-CEV, sot ka mbajtur takim online me federatat anëtare që janë pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021. Kosova është pjesë e grupit D në konkurencen e femrave, ku bëjnë pjesë edhe Finlanda, Sllovakia dhe Mali i Zi.
Në këtë takim zyrtari i CEV Roko Sikiric ka bërë të ditur se Bordi i CEV ka vendosur që forma e organizimit të ndeshjeve do të ndryshoj nga vajtje-ardhje në form turneu për shkak te pandemisë. Ndërsa për shtyerjen ose jo të datës së garës do të vendoset gjatë ditëve në vazhdim. FVK në këtë takim u përfaqësua nga sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, i cili raportoj për gjendjen momentale në vendin tonë, pas vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës. Federata e Volejbollit e Kosovës ka shprehur gatishmërinë që të jetë nikoqire e këtyre kualifikimeve. Momentalisht kualifikimet janë planifikuar të mbahen nga 15 Gusht – 6 Shtator 2020. Mbetet të presim vendimin përfundimtar nga CEV!

#federataevolejbollitekosovës #eurovolleyqualifiers #kosova #volejboll #volleyball #ceveurovolley2021

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

ORARI I NDESHJEVE,SUPERLIGA A

Pas vendimit për shtyerjen e vazhdimit për datën 13/14 Qershor, FVK ka publikuar edhe orarin e ndeshjeve. Federata e Volejbollit e Kosovës, ju uron shëndet në radhë të parë dhe suksese të gjitha klubeve pjesëmarrëse! #federataevolejbollitekosovës #superligaA #orariindeshjeve #kosova #volleyball #volejboll